Naser Aliji debuton me fitore në një ndeshje zyrtare te Dinamo Bukuresht

Futbollisti kumanovar Naser Aliji ka bërë një debutim të suksesshëm me fanellën e Dinamos së Bukureshtit duke gjetur menjëherë fitoren e parë për të larguar ekipin e tij nga zona e rrezikshme e klasifikimit.

Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare ishte protagonist në suksesin 3:0 të skuadrës së tij përballë Poli Iasi të Kamer Qakës, duke marrë pjesë edhe në aksionet e golave që sollën këtë sukses të rëndësishëm.

Aliji luajti si titullarë në këtë ndeshje, njëjtë sikurse Kamer Qaka, i cili u ndëshkua me kartonë të verdhë në minutën e 82-të.

Pikërisht një aksion i nisur nga Aliji solli golin e parë të avantazhit të Dinamo Bukureshtit, me autorë Montini, i cili përfitoi nga asisti i Zenke, ndërsa italiani Montini në minutën e 69-të shënoi edhe golin e dytë për skuadrën vendase në këtë ndeshje. Rezultatin përfundimtarë, Dinamo Bukureshti 3, Poli Iasi 0, e vendosi Daniel Popa në minutën e 93-të.

Dinamo Bukureshti pas 22 xhirove në elitën e futbollit rumun mban pozitën e 11-të në renditje me 25 pikë, 3 më pak se Poli Iasi i Kamer Qakës, që aktualisht renditet në pozitën e 10-të.

Leave a Reply