Vëllazërimi huazon dy talentët e FC Shkupit

Bashkëpunimi midis Vëllazërimit të Kërçovës dhe FC Shkupit vazhdon edhe këtë vit, me skuadrën shkupjane që ka vendosur të huazojë dy talentë të saj te skuadra e trajnerit Bujar Islami, njofton ‘infOSport.mk’.

Fjala është për Jusuf Aliun dhe Altin Sefon, me këtë të fundit i cili në këtë mënyrë vazhdon qëndrimin e tij te skuadra kërçovare e Vëllazërimit edhe për 6 muaj.

Po të njëjtën periudhë kohore në formë huazimi te kjo skuadër do ta kalojë edhe Jusuf Aliu, një talent ky që besohet se do të ngrit nivelin e klubit të Vëllazërimit, që edhe këtë vit pretendon për dy pozitat e para në renditje.

Leave a Reply