Federata e Futbollit italian dënon arbitrin e ndeshjes, Fiorentina-Inter

Rosario Abisso është dënuar nga Federata e Futbollit të Italisë. Arbitri 33-vjeçar kishte bërë një gabim gjatë ndeshjes së javës së fundit në “Serie A” midis Fiorentinës dhe Interit, që ishte mbyllur me shifrat 3:3.

Kësisoj Abiso nuk do të ketë të drejt të referojë ndeshje deri më datë 24 mars.

Beppe Marotta e ka akuzuar sicilianin se ka bërë gabime trashanike në atë ndeshje, ku më pas ka pasuar dënimi.

Abisso kishte akorduar penalti për Fiorentinën në kohën shtesë, edhe pse nuk kishte pasur një prekje të topit me dorë nga ana e Danilo D’Ambrosio.

Pas këtij rasti Abiso nuk kishte shkuar që të konsultohej në VAR, andaj kjo ka bërë që dënimi të rritet edhe më shumë.

Leave a Reply