FSHF zyrtarizon pezullimin e Superligës

Pasi njoftoi të gjithë klubet e futbollit për moszhvillimin e ndeshjeve të fundjavës, Federata Shqiptare e Futbollit doli me një qëndrim zyrtar në mbështetje të vendimit të Shoqatës së Arbitrave për bojkotin e kampionatin, si reagim për dhunën e ushtruar nga kryesorit Eldorian Hamiti në Kamza – Laçi1-1.

“Federata Shqiptare e Futbollit ju bën me dije se të gjitha ndeshjet e kampionatit kombëtar të futbollit të planifikuara këtë fundjavë nuk do të zhvillohen si rrjedhojë e vendimit të marrë nga Bashkimi Arbitrave Shqiptar të Futbollit (BASHF) për të bojkotuar të gjitha ndeshjet deri në rikthimin e Policisë së Shtetit në stadiume.

FSHF shpreh mbështetjen maksimale ndaj të gjithë trupës arbitrale në Shqipëri dhe vlerëson e respekton vendimin e marrë prej tyre. Ne kërkojmë reagimin e të gjithë aktorëve për të larguar përfundimisht dhunën, për të garantuar rendin dhe sigurinë publike në stadiume, si parakushti themelor për të pasur një garë të shëndetshme dhe brenda standardeve.”

Leave a Reply