Memedi: “Gasna komora” e kemi patur si mirdita ku kemi shkuar (VIDEO)

Legjenda e futbollit vendor dhe e FC Shkupit, Nexhmedin Memedi ka komentuar mentalitetin e shikuesve dhe tifozëve maqedonas në stadiumet e vendit tonë. Legjenda ka bërë një krahasim me vitet e kaluara kur ai ishte aktiv në futboll dhe tani kur vazhdon ende të shkojë në stadium për të ndjekur ndeshjet e Ligës së Parë. Sipas tij më herët kanë qenë kohët më të vështira, ndërsa edhe tani pothuajse nuk ka ndryshuar shumë, pasi tifozët maqedonas ende vazhdojnë t’i fyejnë shqiptarët nëpër stadiume.

“Unë e di se cka kam përjetuar në të kaluarën. “Gasna komora” e kemi patur si mirdita ku kemi shkuar të luajmë si mysafir. Ende vazhdojnë, ja tani edhe ndeshja e fundit Vardari- Shkupi sërish duke i fyer shqiptarët. Futbolli po ecën përpara a këta tanët me kësi lloj gjëra mirren. 150 njerëz në stadium në ndeshje derbi si Vardari-Shkupi dhe kjo e bën që të mos ketë shikues nëpër stadium”, shprehet i mllefosur në emisionin ‘Sportmania’ legjenda Nexhmedin Memedi.

Legjenda e futbollit të Maqedonisë dhe ikona e Fc Shkupit Nexhmedin Memedi sonte ishte i ftuar në emisionin Sportmania. Memedi ka treguar se si futbollistët shqiptarë në kohën kur ai ishte aktiv në futboll ofendoheshin në baza etnike, ndërsa të njejtat ofendime tha se i kishte dëgjuar edhe në takimin e së shtunës ndërmjet Vardarit dhe Shkupit. Për këtë shkak Memedi tha se në këtë përballje nuk kishte më shumë se 150 shikues në stadium.

Публикувахте от Tv Shenja в Понеделник, 18 март 2019 г.

Leave a Reply