Arbitër gjerman për ndeshjen Shqipëri-Turqi

Shqipëria ciklin e eliminatoreve për Europianin e vitit 2020 do ta nis të premten me ndeshjen ndaj Turqisë, ndeshje kjo që do të zhvillohet në stadiumin “Loro Boriçi” në Shkodër.

“Kuqezinjtë” të udhëhequr nga strategu italian, Kristian Panuçi, janë grumbulluar që mbrëmjen e së dielës, ndërsa që nga e hëna në mesditë, kanë nisur edhe seancat stërvitore.

Ndërkohë sot UEFA ka njoftuar edhe listën e arbitrave që janë përzgjedhur për të vënë drejtësi në këtë ndeshje të 22 marsit. Bëhet fjalë për një katërshe arbitrash gjerman, me në krye Tobias Steiler, ndërsa asistentë të tij do të jenë Mike Pickel dhe Kristian Gitelman, ndërkohë Kristian Dingert do të luaj rolin e arbitrit të katërt.

Ndeshja Shqipëri-Turqi të premten në “Loro Boriçi” të Shkodrës starton në ora 20:45.

Leave a Reply