Goli i Messit që çmendi komentatorët! (VIDEO)

Goli i Lionel Messit i shënuar ndaj Liverpullit nga gjuajtja e lirë, është përjetuar në forma të ndryshme, teksa përjetimet më emocionuese vijnë nga komentatorët e ndeshjeve futbollistike, që kanë komentuar drejtpërdrejtë këtë ndeshje.

Media spanjolle ‘AS’, ka publikuar një video inçizim me disa nga komentimet më emocionuese të golit të dytë personal të Lionel Messit, i cili vërtetë ishte një ndër më të bukurit e këtij edicioni në Ligën më prestigjioze europiane.

“AS” nuk ka përcaktuar emrin e komentatorit, por përjetimi i tij është shumë emocionues, sa që “ole”-ja e tij mund të ketë thyer rekord për mbajtjen e frymës.

Këto përjetime të komentatorëve mund t’i dëgjoni në videon më poshtë.

Leave a Reply