LPFM, edhe java e 32-të në program të shtunën

Njëjtë sikurse edhe para dy javëve, edhe këtë herë ndeshjet e Ligës së Parë Futbollistike të Maqedonisë do të zhvillohen të shtunën, një ditë më herët nga termini i saj i zakonshëm, njofton “infOSport.mk”.

Kësisoj java e 32-të do të zhvillohet në një ditë, me 4 maj, atëherë kur në program do të jenë edhe ndeshjet e Ligës së Dytë në Perëndim dhe Lindje.

Ndryshe e gjithë vëmendja e javës së 32-të do të përqëndrohet në Çair, aty ku do të takohen dy njohësit e vjetër, FC Shkupi dhe Vardari.

Këto ndeshje gjithnjë kanë zgjuar interesim të madh në futbollin vendor, ndërsa ashtu pritet të jetë edhe kësaj rradhe, kur i gjithë stadiumi në Çair si zakonisht pritet të jetë i stërmbushur.

Një tjetër super përballje do të zhvillohet edhe në stadiumin “Toshe Proeski”, aty ku Rabotniçki vendas do të mirëpret kampionët e Shkëndijës. Si gjithnjë edhe ndeshjet mes këtyre dy kundërshtarëve kanë dhuruar shumë emocione dhe cilësi, ndërsa ashtu pritet të jetë edhe të shtunën.

Renova nuk duhet të ketë probleme përballë skuadrës së dorëzuar më, Pobedës, që vitin tjetër do të garojë në Ligën e Dytë.

Megjithatë shumë luftë dhe paqartësi pritet të ketë në Strumicë, aty ku mejdanin do të ndajnë Bellasica dhe Makedonija Gj.P., që ende nuk e kanë siguruar mbijetesën, me vendasit që madje shohin veten shumë të rrezikuar, duke pasur parasysh se ndodhen vetëm në pozitën e parafundit, transmeton “infOSport.mk”.

Në kërkim të 3 pikëve do të jetë edhe Sileksi, që në Kratovë do të mirëpret Akademia Pandevin, një skuadër kjo që me shumë gjasa do të mbyll sezonin në vendin e tretë, që automatikisht u siguron atyre një vend për në Europë, pavarësisht rezultatit në ndeshjen finale të Kupës së Maqedonisë, ku do të luaj me Makedonija GJ.P.

Të gjitha ndeshjet startojnë në ora 16:00.

LPFM – Java 32

FC Shkupi 04.05 Vardari
Rabotniçki 04.05 Shkëndija
Renova 04.05 Pobeda
Bellasica 04.05 Makedonija GJ.P
Sileksi 04.05 Ak.Pandev

Leave a Reply