Sivaspor apo Shkëndija? Cili do të jetë destinacioni i rradhës i Ferhan Hasanit!

Ferhan Hasani me shumë gjasa në fund të qershorit do të largohet nga skuadra arabe e Al Raed dhe do ti rikthehet futbollit modern. Hasani është dëshirë e kampionëve vendor të Shkëndijës, mirëpo emri i tij lidhet ngushtë edhe me skuadrën turke të Sivaspor.

Madje disa informacione thonë se ai ka arritur parakontratë me këtë skuadër nga Superliga turke, edhe pse asgjë nuk ka zyrtare. Thuhet se Hasani me Sivasporin do të firmos kontratë dy vjeçare, me mundësi vazhdimi edhe për një vit tjetër.

Aktualisht Hasani është një futbollistë i Al Raed në elitën e futbollit arab, për të cilën skuadër në 24 ndeshje kampionale ka shënuar 2 gola.

Mbetet të shihet nëse në gjithë këto zëra do të ketë diçka të vërtetë, apo ndoshta Hasani do të rikthehet te dashuria e tij e vjetër, Shkëndija.

Hasani gjatë karrierës së tij përveç me Shkëndijën, me të cilën skuadër u shpall kampion dy herë, ka luajtur edhe me Brondbin në Danimarkë dhe Volfsburgun në Gjermani, ndërsa numëron plotë 27 ndeshje edhe me përfaqësuesen e Maqedonisë së Veriut.

Leave a Reply