Mançester Siti zyrtarizon një tjetër blerje

Manchester City nën drejtimin e Pep Guardiola ka filluar një erë të re drejtimi, blerjet e bujshme vijojnë të jenë prezente në kampionët aktualë të Premier League, por një vëmendje e veçantë po iu kushtohet edhe talenteve të rinj.

Këtë herë është marrë talenti i Espanyol, Oscar Tarensi, i cili luajti për katër vite në klubin katalanas, teksa në sezonin e fundit luajti me ekipin B, edhe pse vetëm në janar mbushi 16 vjeç.

“Shumë e lumtur që do të filloj një hap të ri si lojtar i Manchester City. Ky është vetëm fillimi”, shkroi Tarensi në profilin e vet në Instagram.

Në Spanjë të gjithë mediet në zëri po e shohin si një “grabitje” që Manchester City po iu bën talenteve të tyre, duke e cilësuar si një lajm të errët për futbollin spanjoll, që një tjetër xhevahir i së ardhmes largohet në këtë moshë nga vendi i tyre.

Tarensi luan si mbrojtës i majtë dhe tani do të jetë pjesë e ekipit U-18 të Manchester City. Për të marrë shërbimet e tij, klubi anglez ka paguar 300 mijë euro tek Espanyol.

Kujtojmë që City ka nxjerrë shumë talente të rinj, por dy prej tyre i humbi. Bëhet fjalë për Jadon Sancho që u shit për 7 milionë euro tek Borussia Dortmund dhe Brahim Diaz që kaloi tek Real Madrid për 25 milionë euro, ndërsa kanë arritur të mbajnë Phil Foden.

 

Leave a Reply