Osmani: Do të bëjmë çmos për t’u kualifikuar në grupe të Liga Evropës  

Shkëndija e Tetovës sonte në mbrëmje do të përballet me Rosenborgun e Norvegjisë në ndeshjen e parë të plej of-it në Liga Evropa. Trajneri i kuqezinjëve Qatip Osmani dhe kapiteni i tyre Armend Alimi para kësaj sfide të rëndësishme kanë folur para gazetarëve në një konferencë shtypi. Tekniku i tetovarëve ka vlerësuar norvegjezët, pork a thënë se ekipi i tij do të bëjë të pamundërën për të kaluar këtë fazë finale për kualifikim në grupe të Liga Evropës

“Nesër dhe pas një jave Shkëndijën e presin dy ndeshje përballë një kundërshtari kualitativ si që është Rosenborgu. Sigurisht se kemi analizuar kundërshtarin dhe mund te them se bëhet fjalë për ekipin më të suksesshëm në Norvegji dhe ne kemi respekt të madh për ata. Rosenborgu është skuadër me shumë eksperiencë, ky është realiteti por Shkëndija do të bëjë çmos për të kaluar këtë pengesë dhe faktikisht të hyjmë në grupet e UEFA Europa League”, ka thënë Qatip Osmani në konferencën për shtyp.

Leave a Reply