Haxhi Krasniqi sonte zhvillon duelin e vitit përballë gjermanit Haertel

Boksieri i njohur shqiptarë, Robin Haxhi Krasniqi sonte do të zhvillojë duelin e vitit përballë gjermanit, Stefan Haertel.

Kjo ndeshje ishte shtyer nga nëntori i vitit të kaluar pasi që Haertel nuk ishte në gjendje të boksonte për shkaqe shëndetësore.Tani pas gjashtë muajve Krasniqi, duket të jetë në formë sidomos pas fitores në duelin e fundit kundër Rony Landaeta, në të cilën boksieri shqiptarë e fitoi luftën me pikë.

Lufta mes këtyre dy boksierëve që njihen mjaft mirë me njëri tjetrin do të zhvillohet në Magdeburg, qytet ky në të cilin Haxhi Krasniqi ka jetuar për plotë 6 vite. E gjithë kjo na bënë që të besojmë se sonte Haxhi Krasniqi do të ketë përkrahje të madhe nga ana e tifozëve shqiptarë, që do e stimulojnë atë edhe më shumë në arritjen e qëllimit, mbrojtjen e titullut europian në kategorinë e mesme.

Për boksierin shqiptarë do të jetë kjo lufta e tij e 55-të, ku deri më tani ka regjistruar 49 fitore, 17 prej të cilave me nokaut.

Dueli për titullin e kampionit të Europës në peshat e mesme të boksit profesionist midis Haxhi Krasniqit dhe Stefan Haertel do të nis në ora 22:35 minuta.

Leave a Reply