Të dielën Shkëndija udhëton për në Estoni

Pas dy ditëve të lira pas kthimit të skuadrës nga Sllovenia ku u zhvillua faza kryesore e përgatitjeve për pjesëmarrjen në eliminatoret e Ligës së Kampionëve Europian, futbollistët e Shkëndijës të enjten janë rikthyer në stërvitje.

Ekipi do të punojë në Tetovë deri të shtunën, ndërsa të dielën skuadra udhëton drejt Estonisë ku të martën (09 korrik) do të zhvillojë ndeshjen e parë të xhiros së parë eliminatore të Ligës së Kampionëve përballë kampionit të Estonisë, FC Nomme Kalju.

Leave a Reply