NBA, sezoni i ri nis më 22 tetor, që në start derbi i Los Anxhelosit

Sezoni i rregullt në NBA ligën profesioniste do të nis më 22 tetor dhe do të përfundojë më 15 prill të vitit 2020, për t’i lënë më pas vend fazës “play off”, që nis nga data 18 prill.

Që në start të sezonit NBA të ofrojë një super-ndeshje, derbin e Los Anxhelosit mes Klipersit dhe Lejkersit.

Me këtë rast LeBron Xhejms do të sfidojë Kahvi Leonardin, ndërsa kampionët në fuqi, Toronto Raptors do ta nisin mbrojtjen e titullit me përballjen ndaj Nju Orlins. Ndërkohë më 11 nëntor, Leonard do të rikthehet në Kanada dhe do të luajë për herë të parë si rival i Torontos, ekip me të cilin u shpall kampion sezonin e fundit dhe në këtë ndeshje ai do të marrë edhe unazën e titullit kampion, para ish-publikut të tij.

Gjithsej të etiketuara

Leave a Reply