Pas largimit të Ajetit, Bazeli i’a beson sulmin një shqiptari tjetër

Edon Zhegrova nuk po ia del assesi të depërtojë te Bazeli, por është sërish një futbollist shqiptar që po udhëheq sulmin e skuadrës së madhe zvicerane.

Fjala është për Kemal Ademin, që ngadalë po shndërrohet në lider të sulmit te skuadra e Bazelit, nga e cila skuadër kanë dalë dy prej futbollistëve më të mirë shqiptarë, Xherdan Shaqiri dhe Granit Xhaka, shkruan sot “Koha Ditore”.

Për këtë klub kanë luajtur edhe shumë futbollistë të tjerë të suksesshëm, ndërsa në vitet e fundit në krye të sulmit te Bazeli ishte Albian Ajeti.

Ky i fundit javën e kaluar u transferua në Premierligën angleze te skuadra e Uest Ham, duke lënë kështu hapësirë të konsiderueshme në sulm.

Por 23-vjeçari Kemal Ademi po rezulton një përforcim i rëndësishëm për skuadrën e Bazelit, pasi në dy ndeshje sa ka zhvilluar me fanellën e kësaj skuadre, futbollisti shqiptarë realizoi 2 gola.

Ai realizoi në fundjavë në fitoren 3:1 të Baselit ndaj Servetes, në kuadër të javës së katërt të kampionatit “helvetik”, ndërsa gjithashtu kishte shënuar edhe në xhiron e dytë, në debutimin e tij për Bazelin në kampionat kundër skuadrës së Sent Gallen, në të cilën ndeshje në fund skuadra e tij pësoi disfatë 2:1.

Ai mungoi në ndeshjen e parë kampionale kundër Sionit të fituar 4:1 nga Baseli, ndërsa për shkak të një dëmtimi mungoi edhe në ndeshjen e javës së tretë kundër Tun, të cilën skuadra e tij e fitoi me rezultatin 3:2.

Bazeli pas 4 xhirove të para në elitën e futbollit zviceran, mban pozitën e dytë me 9 pikë, ndërsa me një pikë më shumë në krye të tabelës së klasifikimit ndodhen kampionët eJang Bojs.

Leave a Reply