ZYRTARE, Ardian Cuculi vazhdon karrierën në Kosovë

Ardian Cuculi edhe zyrtarisht karrierën e tij do ta vazhdojë në Superligën e Kosovës, aty ku do të luaj për herë të parë gjatë karrierës së tij, njofton “infOSport.mk”.

Mbrojtësi kërçovarë, i cili së fundmi ishte pjesë e Kukësit në Superligën e Shqipërisë, ka vendosur që ti thotë PO, ofertës së Dritës së Gjilanit, atje ku do të luaj bashkë edhe me Izair Eminin dhe Bujamin Shabanin, me të cilët një periudhë kishte luajtur bashkë edhe te Shkëndija.

Lajmin për transferimin e mbrojtësit 32-vjeçar e kanë konfirmuar edhe nga klubi i Dritës, përmes faqes së tyre zyrtare në “facebook”, ku kanë bërë të ditur se prezantimi i Cuculit me fanellën etyre pritet të bëhet gjatë ditëve në vijim.

Ndryshe Cuculi gjatë karrierës së tij kishte luajtur edhe me skuadrat si, Shkëndija, Milano, Pobeda, Napredoku, Partizani dhe Kukësi.

Zyrtare: Kemi arritur marrëveshje me Ardijan CUCULIN, pezantimi pritet të bëhet ditët në vijim..!FC DRITA tani është e gatshme për edicionin e ri!FC DRITA⚪️🔵

Публикувахте от Drita FC в Петък, 16 август 2019 г.

Leave a Reply