Femrat, Vllaznia dhe Mitrovica mësojnë emrat e kundërshtareve në LK

Dy skuadrat shqiptare në konkurrencë të femrave, Vllaznia e Shqipërisë dhe Mitrovica e Kosovës, ditë më parë shkruajtën historinë, duke u kualifikuar për në ndeshjet e Ligës së Kampionëve, ndërsa sot kanë njohur kundërshtarët e tyre në turin pasardhës.

Skuadra shkodrane do të përballet me ekipin danez të Fortuna Hjorring, ndërkohë Mitrovica përballë do të ketë skuadrën e njohur gjermane të Volfsburgut. Vërtetë një short i pafat për vashat e Mitrovicës, duke pasur parasysh se skuadra gjermane renditet në vendin e dytë sa i përket koeficientit, që do të thotë se është një ndër skuadrat më të forta në Europë.

Ndeshjet e para do të luhen në datat 11-12 shtator, ndërsa ato të kthimit me 25-26 shtator. Si Vllaznia, ashtu edhe Mitrovica ndeshjet e para do ti luajnë në terren vendas.

Leave a Reply