Futsal Shkupi mëson orarin e ndeshjeve për në raundin e dytë në Makarska

Futsal Shkupi gjatë javës së kaluar shënoi suksesin më të madh në histori, duke kaluar fazën parakualifikuese të Ligës së Kampionëve dhe duke u kualifikuar për në raundin e dytë, ndryshe i njohur si “Main Round”, njofton “infOSport.mk”.

Skuadra nga Çairi si pjesë e grupit “B” së bashku edhe me Encamp nga Andorra, Lokomotiv Daugavpils nga Letonia dhe Cardiff University nga Uellsi, doli të jetë e para me 9 pikë maksimale. Kësisoj ata fituan të drejtën për të qenë pjesë e turneut kualifikues në Makarska të Kroacisë, aty ku do të luajnë në grupin 6, së bashku edhe me kampionët kroat të Novo Vrijeme, ata të Armenisë, Leo dhe të Qipros, Omonia Nikozia.

Ndeshjen e parë Futsal Shkupi do ta zhvillojë me 8 tetor kundër armenëve të Leo, vetëm një ditë më pas kundërshtarë i “bardhekaltërve” do të jetë ekipi qipriot i Omonia Nikozia, ndërsa ndeshja e tretë, dhe ndoshta më e vështira do të jetë ajo kundër nikoqirëve të Novo Vrijeme, që në program është me datë 11 tetor.

Ndeshjet e grupit 6 në kuadër të turneut kualifikues të LK në Makarska

08.10.2019
Futsal Shkupi 18:00h FC Leo
Omonia Nikozia 20:30h Novo Vrijeme
09.10.2019
Omonia Nikozia 18:00h Futsal Shkupi
Novo Vrijeme 20:30h FC Leo
11.10.2019
FC Leo 18:00h Omonia Nikozia
Novo Vrijeme 20:30h Futsal Shkupi

Leave a Reply