Dështon transferimi i gardianit kosvar, Bekaj në Gjermani

Visar Bekaj mund të mbetet te FC Prishtina. Kjo pasi që transferimi i tij te skuadra gjermane Hoffenheim është pranë dështimit, transmeton “Gazeta SHESHI”.

Afati kalimtar i transferimeve në Gjermani ka përfunduar, ndërkohë që ka munguar kërkesa e klubit gjerman në sistemin TMS në drejtim të FC Prishtinës.

Lojtari ka kontratë ende të vlefshme me FC Prishtinën dhe ai nuk mund të trasferohet më në asnjë skuadër si futbollist profesionist.

FC Prishtina kishte pranuar trasnsferimin e lojtarit te Hoffenheim pak javë më parë, por që marrëveshja nuk ishte finalizuar asnjëherë.

Në këto kushte transferimi i Bekajt është i pamundur.

Me shumë mundësi Bekaj do të vazhdojë të qëndrojë te FC Prishtina për të paktën edhe një edicion. Nëse ndodh një gjë e tillë, atëherë Prishtina do të përfitonte shumë në sezonin e ri, që nuk e nisi mbarë, ku si pasojë erdhi edhe deri te shkarkimi i trajnerit Mirel Josa. Kësisoj drejtuesit “bardhekaltër” nga kryeqendra kosovare gjetën shumë shpejtë zëvendësimin e tij, duke i’a besuar postin trajnerit të njohur kosvar, Bylbyl Sokoli.

Leave a Reply