Shkupi cakton dy miqësore

Në periudhë të pauzës në kampionat për shkak të ndeshjeve eliminatore të përfaqësueseve për Kampionatin Evropian, drejtuesit e Shkupit kanë përcaktuar dy ndeshje miqësore për këtë javë.

Bardheblutë takimin e parë kontrollues e luan nesër ndaj KF Besa që është anëtare e Ligës së Tretë në vendin tonë. Përballja zhvillohet të enjten (05.09.2019) në stadiumin e Çairit, duke nisur nga ora 17:00.

Ndërkohë përballja e dytë është përcaktuar për të shtunën (07.09.2019), ku për kundërshtarë FC Shkupi do të ketë skuadrën nga Emiratet e Bashkuara Arabe, Al Bataeh Cultural. Edhe ky takim  miqësor  gjithashtu do të zhvillohet në stadiumin e Çairit me fillim në ora 16:00.

Leave a Reply