Shkëndija dhe Shkupi festojnë, Renova kthehet e pamposhtur nga Velesi

Shkëndija dhe FC Shkupi kanë regjistruar fitoret e para në sezonin e ri futbollistik, derisa Renova ka barazuar edhe në xhiron e dytë, njofton “infOSport.mk”..

Shkëndija me nga një gol në secilën pjesë, mundi 2:0 Struga Trim Lumin, që brenda 7 ditëve dy herë luajti në stadiumin e qytetit në Tetovë.

Enur Totre shënoi gjatë pjesës së parë, derisa Lupçe Doriev shënoi në të dytën, duke u treguar si një përforcim me shumë vlera te “kuqezinjtë” nga Tetova.

FC Shkupi zhvilloi edhe një ndeshje shumë të mirë, kësaj rradhe ndaj Makedonija GJ.P. 3:1 fituan “bardhekaltërit” nga Çairi, ndërsa kjo fitore e tyre fiton më shumë në peshë, pasi golat e fitores i shënuan në momentet kur ishin me një futbollistë më pak në fushë, pas përjashtimit të Ilirid Ademit në minutën e minutën e 72-të.

Pikërisht Ademi ishte futbollisti që asistoi në golin e parë të shënuar nga Fatjon Jusufi vetëm pas 4 minutave lojë, ndërsa në pjesën e dytë për FC Shkupin të saktë ishin Dembo Darboa (76’ penaltia) dhe Lamine Diak (90+3’).

Në anën tjetër golin e vetëm për Makedonija GJ.P e realizoi mesfushori shqiptarë, Sefer Emini nga pika e bardhë (54’).

Renova falë autogolit të Oliver Stoimenovski në minutën e 89-të, i shpëtoi disfatës në Veles ndaj Borecit, skuadër kjo që kishte avansuar me golin e Nikola Radoviç 5 minuta para fundit të pjesës së parë.

Ndërkohë një fitore me shumë peshë morri Vardari në transfertën në Strumicë ndaj Akademia Pandev, edhe atë duke iu falënderuar një penaltie të dyshimtë, të cilën në gol e shndërroi Dejan Bllazhevsi në minutën e 77-të.

Vlen të theksohet se të dyja skuadrat ndeshjen e përfunduan me nga 10 futbollistë, me Akademia Pandev, që duheshe të luaj pa portierin Alçevski nga minuta e 64-të, ndërsa për shkak kartonit të dytë të verdhë, me të kuq në minutat e fundit të takimit te Vardari u ndëshkua Jovan Popzlatanov, transmeton “infOSport.mk”.

Rikujtojmë të shtunën, Rabotniçki si vendas falë dopietës së Fahrudin Djurdjeviç mundi Bellasicën me shifrat 2:0, ndërkohë takimi i parë i kësaj jave i zhvilluar të premten në Kratovë midis Sileksit dhe Pelisterit u mbyll me shifrat 2:2.

LPFMV – Java II

KF SHKËNDIJA 2:0 STRUGA T&L
FC SHKUPI 3:1 MAKEDONIJA GJ.P
BORECI 1:1 RENOVA
AK.PANDEV 0:1 VARDARI
RABOTNIÇKI 2:0 BELLASICA
SILEKSI 2:2 PELISTERI

Leave a Reply