Edi Reja vjen me disa ndryshime në mbrojtje dhe në mesfushë ndaj Islandës

Trajneri i Shqipërisë, Edi Reja, mund të ketë shansin e fundit ndaj Islandës për t’u mbyllur gojën të gjithëve, pas disfatës skandaloze ndaj Francës me rezultatin 4:1. Numri një i stolit ka ndryshuar shumë në formacionin e ekipit dhe priten rikthime dhe dalje të rëndësishme nga formacioni.

Ai konfirmoi se kapiteni Mërgim Mavraj do të jetë në stol, por ka nndryshime edhe në mesfushë dhe në sulm.

Me skemën 3-5-2, porta i mbetet Strakoshës me Selmanin si zëvendësues. Mbrojtja do të jetë sërish me Hysajn në të djathtë, ndërsa krahu i majtë do t’i besohet Lenjanit. Qendra e mbrojtjes do të ndërtohet me Ismajlin, Xhimshitin dhe Dermakun që merr vendin e Mavrajt.

Ndryshime dhe në mesfushë aty ku digjet Ramadani që i lë vendin Gjasulës. Bare luan sërish si titullar, ndërsa ka balotazh mes Abrashit dhe Xhakës.

Sulmi ndryshon krejtësisht me Cikalleshin në maje i mbështetur nga Manaj.

Ndeshja midis Shqipërisë dhe Islandës do të zhvillohet sonte në “Elbasan Arena” me fillim në ora 20:45.

Leave a Reply