Messi: Me Ronaldon nuk jemi miq, por do e pranoja ftesën për darkë

Superylli i Barcelonës, Lionel Messi, pranon se nuk është mik i ngushtë i Kristiano Ronaldos, por thotë se me kënaqësi do ta pranonte një ftesë për darkë nga ana e portugezit.

Të dy rivalët e përjetshëm panë që rrugët e tyre të kryqëzohen edhe një herë në galanë e fundit të çmimeve të UEFA-s.

Të ulur përkrah njëri-tjetrit në rreshtin e parë, dyshja u pyet për raportin mes tyre, pasi kishin kaluar shumë vite rivalitet të ashpër për çmimet kolektive dhe individuale.

Ronaldo, i cili e la Messin vetëm në La Liga, kur u largua nga Real Madridi te Juve, në vitin 2018, përsëri tregoi admirimin dhe respektin e tij për argjentinasin.

Ata e kanë fituar nga pesë herë secili “Topin e Artë”. Këto ndjenja janë të ndërsjella. Duke pasur parasysh këtë, me Ronaldon që kishte sugjeruar që ai dhe Messi të takoheshin për donjë darkë, ikona argjentinase thotë se do të ishte i lumtur ta kalonte kohën në kolegun portugez.

I pyetur nga gazeta katalanase “Sport”, nëse ai do të pranonte një ftesë për darkë nga CR7, Messi tha: “Po, nuk kam asnjë problem në lidhje me këtë. Gjithmonë kam thënë se nuk ekziston ndonjë problem mes nesh. Ne mund të mos jemi miq, sepse nuk kemi ndarë kurrë një dhomë zhveshjesh së bashku, por gjithmonë e takoj atë nëpër ceremoni të shpërndarjeve të çmimeve dhe nuk kam asnjë problem.  Ne në fakt kemi biseduar me njëri-tjetrin për një kohë mjaft të gjatë në ceremoninë më të fundit. Nuk e di nëse do të ketë një darkë mes nesh. Varet, nëse rrugët do të kryqëzohen për arsye të dukshme. Secili ka jetën dhe angazhimet e veta. Por, padyshim, unë do ta pranoja ftesën”.

Leave a Reply