LDFM – Lindje, fitojnë favoritët, Skenderi me Tikveshin mban kreun

Në kuadër të Ligës së Dytë – Lindje, sot në program ishin 4, nga gjithsej 5 ndeshje të javës së 6-të, njofton “infOSport.mk”.

Skuadrat favorite dolën të jenë të pamëshirshme ndaj kundërshtarëve të tyre, me Tikveshin që vazhdon pa gabime. Skuadra nga Kavadari, për të cilën për gjatë 90-të minutave luajti edhe sulmuesi shqiptarë, Emir Skenderi, si mysafir me rezultatin minimal 1:0 mundi Sasë-n në Kamenicë.

Autorë i golit të vetëm doli të jetë ish sulmuesi i Sileksit, Dimitar Ivanov.

Fitore minimale regjistroi edhe Pobeda, teksa Bellasica dhe Kozhuvi shënuan fitore identike 3:0. Skuadra nga Strumica në stadiumin “Bllagoj Istatov” mundi Osogovën, falë golave të shënuar nga Milushev(45’), Panoski (66’) dhe Mirçevski (90+2), teksa Kozhuvi 3 golat në rrjetën e Plaçkovicës i realizoi në 17 minutat e fundit të takimit.

Nikolla Kostadinov shënoi golin e parë për skuadrën nga Gjevgjelia në të 73-tën, për të vijuar Stefan Terziev në minutën e 85-të, ndërkohë Slave Tanov në të 89-tën vendosi rezultatin përfundimtarë, Kozhuvi 3, Plaçkovica 0.

Tikveshi me 16 pikë kryeson renditjen, duke lënë pas vetes Bellasicën me një pikë më pak dhe Kozhuvin që ka 14 pikë, ndërkohë Bregallnica me 10 pikë mban pozitën e katërt. Skuadra nga Shtipi ndeshjen e javës së 6-të do ta zhvillojë nesër (e diel) si mysafir kundër Kit Go në Pehçevë.

LDFM – Lindje, Java VI

Kozhuvi 3:0 Plaçkovica
Sasa 0:1 Tikveshi
Bellasica 3:0 Osogova
Pobeda 2:1 Pitu Guli

E diel:

 
Kit Go

15:00h

Bregallnica

Leave a Reply