Njihuni me të gjitha transferimet në LPFM

Sot edhe zyrtarisht starton stinori pranveror në LPFM. Të gjitha skuadrat të gatshme e presin këtë gjysëmsezon, ku edhe përfundimisht do të mësojmë emrin e skuadrës kampione, emrat e skuadrave që do të sigurojnë një vend për në garat europiane, por njëkohësisht edhe skuadrave që do të humbin statusin e skuadrës elitare, si dhe asaj skuadre që do të duhet të luaj balotazh. Ishte pikërisht Renova që pjesën e parë e mbylli në atë pozitë jo të rehatshme, ashtu që drejtuesit e kësaj skuadre morrën të gjitha masat për të përforcuar skuadrën, njëjtë siç bëri edhe Pobeda, skuadër kjo e cila me shumë gjasa do të duhet të luftojë deri në fund për mbijetesë, shkruan “infOSport.mk”.

Në anën tjetër Shkëndija nuk transferoi aq shumë futbollistë, mirëpo morri më të mirën, duke përforcuar repartin më problematik viteve të fundit, atë të mbrojtjes. Emrat si Visar Musliu, Mevlan Adili dhe Vakili, pritet të sjellin më shumë siguri në mbrojtjen e skuadrës tetovare, që njëherit ndodhet në një pozitë shumë të volitshme ndaj Vardarit (8 pikë epërsi), skuadër kjo që në anën tjetër lirisht mund të themi se është humbësi më i madh i merkatos së janarit.

Ata me largimin e Visar Musliut humbën dyfish, pasi përveç zbrastirës së krijuar në mbrojtje, njëkohësisht lejuan që rivali i tyre më i madh të përforcohet dukshëm me angazhimin e tij, ndërsa gjithashtu përveç mbrojtësit shqiptarë, humbën edhe shërbimet e Besir Demirit, një tjetër super futbollisti, i cili bashkë me Musliun dhe Boban Nikolovin, i cili u transferua te Videotoni, ishin pjesë e asaj gjenerate të artë të përfaqësueses shpresa të Maqedonisë që para një viti na prezantoi në Europianin në Poloni.

Mjaft aktiv në këtë merkato të janarit ishte edhe FC Shkupi, që me drejtuesit e rinj bëri një punë shumë të shkëlqyeshme duke sjellë në rradhët e veta futbollistë mjaft cilësorë, ndërsa ndër skuadrat që kanë transferuar futbollistë mjaft cilësor mund të llogariten edhe Rabotniçki dhe Renova, që sot në arenën “Filipi i Dytë” do të ndajnë mejdanin mes vete.

Më poshtë ju sjellim listën e futbollistëve të ardhur dhe të larguar nga skuadrat e Ligës së Parë Futbollistike të Maqedonisë:

SHKËNDIJA
Futbollistë të ardhur: Mevlan ADILI (UTA Arad), Saladin MUSTAFI (Teteksi), Sabit BILALI (FSV 63 Lukenvalde – Gjermani), Alma VAKILI (Trakai – Lituani), Visar MUSLIU (Vardari), Leard SADRIU (Ferizaj – Kosovë)
Futbollistë të larguar: Ilir AVDYLI (Kamzë – Shqipëri), Ivan ÇELIKOVIÇ (Inter Zapreshiç – Kroaci), Xhelil ASANI (Mash’hal – Uzbekistan), Shtefan VUJÇIÇ (FC Shkupi), Besart ABDURAHIMI (Partizani – Shqipëri), Shqiprim TAIPI (Prishtina – Kosovë).

 

VARDARI
Futbollistë të ardhur: Kristijan TOSHEVSKI, Jovan POPZLATANOV, Matej CVETANOVSKI (Pelisteri), Filip ILIQ (Ganzastar – Armeni), Klarens BITANG (Union Duala – Kamerun)
Futbollistë të larguar: Tome PAÇOVSKI (Pension), Xhambul XHIGAURI (/), ITALO (/), Besir DEMIRI (Mariupol – Ukrainë), Visar MUSLIU (Prishtinë – Shkëndijë), Boban NIKOLOV (Videoton – Hungari), Darko DODEVSKI (Lokomotiva), Esmir LIÇINA (Skopje).

 

SILEKSI
Futbollistë të ardhur: Gjorgji TANUSHEV, Aleksandar PANOVSKI (Boreci)
Futbollistë të larguar:Slagjan MITEVSKI, Dejan VELEVSKI (Osogovo), Darko DODEV (Tikvesh)

 

AKADEMIA PANDEV
Futbollistë të ardhur: Tomislav ILIEV (Rabotniçki), Daniel MILOVANOVIÇ (Massese – Itali)
Futbollistë të larguar: Trevis BOUEN (Pelisteri), Vane JOVANOV (Bregallnica Sh.) Nikola STOILOVSKI (Osogovo), Goran TOMOVSKI (Plaçkovica)

 

RABOTNIÇKI
Futbollistë të ardhur: Bujamin ASANI (UTA Arad – Rumani), Nikollçe SHARKOSKI (Pobeda), Gëzim KRASNIQI (Partizani – Shqipëri), Igor KRMAR (Sloboda – Serbi), Petar PETKOVSKI (Vardari), Hristijan KIROVSKI (Çangmai – Tajlandë), Viktor ANGELLOV (Ujpesht – Hungari), Filip LAZAREVSKI (Boreci), Risto JANKOV (Kthehet nga huazimi te Lokomotiva), Bojan MIOVSKI (Karabag U19), Mario STANKOVSKI (Kthehet nga huazimi te Teteksi)
Futbollistë të larguar: Florian KADRIU (Renova), Emir SAHITI (Hajduk Split), Tomislav ILIEV (Akademia Pandev), Amir BILALI (Teuta), Vardan POGOSYAN (Gandzazar – Armeni), Damjan SHISHKOVSKI (Lahti – Finlandë), Aleksandar BORHA (Makedonija Gj.P.), Mile TODOROV (NK Novigrad)

 

FC SHKUPI
Futbollistë të ardhur: Bllagoja LJAMÇEVSKI (Pelisteri), Bazhe ILIJOSKI (Pelisteri), Stefan VUJÇIÇ (Shkëndija), Rron BROJA (Trepça ‘89), Basilio NDONG Ovono NÇAMA (Cano Sport Academy – Guinea Ekuatoriale), Mariano Ondo Monsuj ANGONG (Cano Sport Academy – Guinea Ekuatoriale), Emre XHAN (Konjaspor – Turqi), Toni TIPURIÇ (Konkordia Çajna – Rumani)
Futbollistë të larguar: Sedat BERISHA (Vllaznia – Shkodër), Fisnik ZUKA (Flamurtari – Vlorë), Emanuel MBELLA (Gjilani) Shqiprim TAIPI (Shkëndija-Prishtinë), Husein DEMIRI (Vëllazërimi)

 

POBEDA
Futbollistë të ardhur: Altin LLOGA (Struga TL), Ivan IVANOVIÇ (Mornar – Mali i Zi), Bllagoja SPIRKOSKI (EuroMilk), Darko TOFILOSKI (Alashkert – Armeni), Zoran DANOSKI (Pribram – Çeki), Nikola JAÇIMOVIÇ (Buduçnost – Mali i Zi), Valentin KOLEVSKI (Novaci), Aleksandar ISAEVSKI (Makedonija Gj.P), Lukas Santos Silva ZHUNIOR (Uniao Lusenze – Brazil), Viktor VELKOVSKI (Skopje), Andrej PETKOSKI (Pobeda Valandovo)
Futbollistë të larguar: Dejan CVETANOSKI (Renova), Nikola SHARKOSKI (Rabotniçki), Filip NAJDOSKI (?), Darko ILIEVSKI (?), Aleksandar RISTEVSKI, Aleksandar NEDANOSKI, Riste ILIJOVSKI, Borçe MANEVSKI (Pelisteri), Burhan MUSTAFOV (Teuta – Durrës), Martin MIRÇEVSKI (Bellasica), Davor TALESKI (Honka), Daniel KOTESKI (?), Miroslav STANIQ (?).

 

RENOVA
Futbollistë të ardhur: Dejan CVETANOSKI (Renova), Darko STOJANOV (Boreci), Fernando SILVA (Pelisteri), Vlatko STOJANOVSKI (Dugopolje – Kroaci), Florian KADRIU (Rabotniçki), Argjent GAFURI (huazim nga Flamurtari – Shqipëri)
Futbollistë të larguar: Emran RAMADANI (Partizani – Shqipëri), Filip PETKOVSKI (Skopje)

 

PELISTERI
Futbollistë të ardhur: Aleksandar RISTEVSKI, Aleksandar NEDANOSKI, Riste ILIJOVSKI, Borçe MANEVSKI (Pobeda), Bllagojçe KONJARSKI, Bllagojçe MARKOVSKI (Tikvesh), Dimçe RISTEVSKI, Bllagoja NAUMOVSKI, Marjan KOTEVSKI, Hristijan KRKLINSKI (Novaci), Trevis BOUEN (A. Pandev)
Futbollistë të larguar: Bllagoja LJAMÇEVSKI dhe Bazhe ILIJOSKI (Shkupi), Kristian TOSHEVSKI, Jovan POPZLATANOV dhe Matej CVETANOSKI (Vardari), Lukas Kardoso FEREIRA (Partizani), Fernando SILVA (Renova), Martin KOVAÇEV (Dunav Ruse), Dimitar ILIEV, Filip PETROV (Makedonija Gj.P), Riste MARKOSKI (?), Zahdelson (Moto Klub – Brazil), Oliver PEEV (Diagoras – Greqi), Marko JOVANOVSKI (?).

 

SKOPJE
Futbollistë të ardhur: Filip PETKOVSKI (Renova), Spasoje STEFANOVIÇ (Radniçki Nish – Serbi), Milan ALEKSIÇ (Turk Gençlik), Esmin LIÇINA (Vardari), Kofi DOSEH (Dinamik – Togo), Zhoel BOPESU (Kalais – Francë)
Futbollistë të larguar: Ensar SULEJMANI (Vëllazërimi), Petar KANZUROV (San Gëan – Maltë), Viktor VELKOVSKI (Pobeda), Milosh GJUGURDIQ, Kristijan APOSTOLOVSKI (Lokomotiva).

 

Leave a Reply