Nijas Lena i siguron çerekfinalen Struga Trim Lum (VIDEO)

Struga Trim Lum është kualifikuar në çerekfinale të Kupës, pasi sot në ndeshjen e kthimit mundi Borecin e Velesit me rezultatin minimal 1:0. Edhe ky rezultat dhe fitore minimale u mjaftoi struganëve, të cilët në ndeshjen e parë të zhvilluar në Veles kishin barazuar pa gola, njofton “infOSport.mk”.

Golin e vetëm për Struga Trim Lum në këtë ndeshje e realizoi Nijas Lena, pas një asisti të Dejan Cvetanoskit, i cili paraprakisht mjaft mirë u lirua nga dy futbollistë kundërshtarë.

Përveç këtij goli, Struga Trim Lum krijoi edhe shumë raste tjera, e ku vlen të përmendet ai i minutave shtesë, kur Valentin Koçoski, edhe pse tejkaloi portierin kundërshtarë, nuk arriti që të shënojë në rrjetën e zbrazët, pasi nga vija fatale largoi topin njëri prej futbollistëve mbrojtës të Borecit, që në ato momente nuk lejoi që vendasit e Struga Trim Lum të shënojnë edhe golin e dytë.

Por pavarësisht kësaj, Struga Trim Lum morri vizën për në çerekfinale, aty ku do të luajnë edhe Shkëndija, FC Shkupi, Rabotniçki, Bregallnica, Labunishta dhe Akademia Pandev, ndërsa udhëtuesi i fundit do të mësohet të enjtën (31.10), kur në Tetovë Renova do të futet përballë Tikveshit me dy gola epërsi.

Leave a Reply