De Biasi zëvendëson Ançelotin te Napoli!?

Koha e Karlo Ançelotit te Napoli si duket po shkon drejt fundit, ndërsa përfundimi i sezonit mund të çojë në ndërprerjen e bashkëpunimit me skuadrën “napolitane”. Kështu të paktën raporton “Tuttosport”, sipas së cilës arsyet e ndarjes janë të shumta, por gjithçka është bërë e tepër me qasjen e skuadrës në ditët e fundit, kur janë refuzuar t’i nënshtrohen urdhrave të presidentit Aurelio De Laurentiis.

Presidenti i Napolit ka vendosur që në të ardhmen të mos mbështetet më te trajnerët e famshëm dhe të shtrenjtë.

Sipas të njëjtit burim një emër që mund të zëvendësojën Ançelotin te Napoli, pjesë e së cilës janë shkupjani Ellif Elmaz, dhe reprezentuesi i Kombëtares shqiptare, Elseid Hysaj, është ish trajneri i Kombëtares shqiptare, Xhiani De Biasi.

Leave a Reply