Serhio Ramos do ti mungojë Realit për dy javë të plota

Reali i Madridit doli fitues në finalen e mbrëmshme të SuperKupës së Spanjës, edhe atë falë ekzekutimit të saktë të penaltive kur me rezultatin 4:1 mundi kushërinjtë e Atletiko Madridit.

Megjithatë jo gjithçka ka shkuar mirë për “mbretërit”, pasi përveç kartonit të kuq të Valverdes, i cili më pas doli të jetë edhe heroi i Realit, lajm i keq është lëndimi i kapitenit Serhio Ramos, i cili pësoi një lëndim në thembër pas një dueli me Alvaro Moratan në minutën e 61-të të ndeshjes.

Mediat spanjolle raportojnë se ai edhe pse e mbylli takimin, do të mungojë për plotë dy javë nga fushat e futbollit, ashtu që pritet të mungojë në dy ndeshjet e rradhës në La Liga, përfshirë këtu edhe derbin ndaj ish skuadrës së tij, Seviljës (18 janar) dhe Valjadolidit (26 janar), ndërsa rikthimi i tij pritet të ndodhë sërish përballë Atletiko Madridit me 1 shkurt, kësaj rradhe në kampionat.

Leave a Reply