A e kompenson Shkëndija negativën prej 8 pikëve ndaj Vardarit? Ja përgjigja e Ernest Gjokës

Shkëndija stinorin vjeshtorë në elitën e futbollit vendor e mbylli në pozitën e dytë me 8 pikë ngecje ndaj liderëve të Vardarit. Lidhur me epërsinë e rivalëve kryesor për titull, nga tabori i Shkëndijës, skuadrës kampione në fuqi, ka folur trajneri Ernest Gjoka, i cili beson se në fund skuadra e tij do i’a dale që të mbroj titullin e vitit të kaluar.

“Ne shpresojmë shumë që do të bëjmë maksimumin tonë. Do të bëjmë gjithçka për të arritur të zvogëlojmë atë madhësi pikësh që kemi nga vendi i parë, për të parë përpara. E thash më herët që Shkëndija është ndërtuar për të bërë sukses. Është ndërtuar për të qenë lokomotiva e futbollit në kampionatin maqedonas dhe unë shpresoj dhe besoj se gjithë bashkë do ja dalim.” – është shprehu Ernest Gjoka.

Shkëndija në dy vitet e fundit shpallej kampion, duke lënë pas vetes Vardarin, ndërsa mbetet të shihet nëse “kuqezinjtë” nga Tetova do të arrijnë edhe për herë të tretë me rradhë të jenë më të mirët në futbollin vendor, dhe të përsërisin suksesin e rivalit të përbetuar, i cili një gjë të tillë kishte bërë në sezonet 2014/2015, 2015/2016, 2016/2017.

Leave a Reply