Feronikeli i Sopit vjen me një super goditje në sulm

FC Feronikeli ka arritur akord me super talentin, Basiru Mbye, i cili te skuadra nga Drenasi vjen na rradhët e skuadrës belge të Ostende B, njofton “infOSport.mk”.

20-vjeçari Mbye është me origjinë nga Gambia, ndërsa luan si sulmues.

Basiru ka kohë që lidhet me futbollistin e Çelzit, Miçu Batshuai, për nga stili i tij i lojës, mënyra e shënimit dhe fiziku i tij.

Sulmuesi ka arritur të realizojë plot 28 gola dhe 7 asiste për ekipin e dytë të Lokeren nga Belgjika, para se verën e vitit 2018-të, të kalonte te skuadra KV Oostende, me të cilen skuadër në këtë gjysëmsezon realizoi 16gola dhe bëri 2 asistime.

Mbye, deri më tani ka përfaqësuar ekipin e të rinjëve të Gambisë, gjithashtu ai mori ftesë edhe nga përfaqësuesja “A”, ndërsa tanimë do të mbrojë ngjyrat e skuadrës kampione të Kosovës, Feronikeli, që udhëhiqet nga strategu shkupjan, Agim Sopi.

Leave a Reply