I shënoi Shkëndijës në LK, sot i bashkohet Veronës së Rrahmanit dhe Kumbullës

Verona ka bërë një goditje të bujshme në merkato, teksa sot ka konfirmuar afrimin e sulmuesit të krahu, Fabio Borini. Ky i fundit te skuadra veroneze vjen nga rradhët e Milanit, aty ky së fundmi nuk po gjente fare hapësirë.

Ai skuadrës nga Milano iu bashkua verën e vitit 2018-të, kur erdhi nga rradhët e Sanderlendit, ndërsa brenda kësaj periudhe me fanellën “kuqezi” regjistroi 75 ndeshje dhe 8 gola në të gjitha garat, përfshirë këtu edhe 1 gol në atë fitore 6:0 ndaj Shkëndijës në “San Siro”.

Borini te Verona do të qëndrojë deri në fund të qershorit të këtij viti, ndërsa aty italiani do të gjejë edhe dy futbollistët shqiptarë, Amir Rrahmanin dhe Marash Kumbullën.

Leave a Reply