Rrahmani nesër prezantohet te Napoli, zbulohen detajet e kontratës

Tashmë nuk më asnjë dilemë, Amir Rrahmani do të jetë futbollisti më i ri që do ti bashkohet Napolit në këtë merkato dimërore. Mbrojtësi i përfaqësueses së Kosovës, muajt e fundit bëri bujë me fanellën e Veronës, duke regjistruar paraqitje mbresëlënëse në Seria A.

Ndërkohë tashmë Rrahmani ka siguruar kontratë 5 vjeçare me pagë 1.8 milionë euro në sezonë me skuadrën e Napolit, aty ku luan edhe reprezentuesi i Maqedonisë së Veriut, Elif Elmas.

Sipas mediave italiane, Rrahmani nesër do ti kryejë vizitat mjekësore dhe do të firmos zyrtarisht kontratën me napolitanët.

Për shërbimet e kosovarit, Napoli do të paguajë 14 milionë euro në arkat e Veronës, ndërsa mbrojtësi shqiptar do të vazhdojë të jetë pjesë e Veronës deri në fund të sezonit, ndërsa gjatë verës do të vihet në dispozicionin e trajnerit Xhenaro Gatuso./InfOSport.mk

Leave a Reply