Es Sahhal me një gjest përfiton zemrat e “Ballistëve”

Përforcimi më i fundit i Shkëndijës, francezi Aboubaker Es Sahhal shumë shpejtë si duket do të përfitojë zemrat e “Ballistëve”. Ai gjatë intervistës për kanalin zyrtarë të skuadrës tetovare ka bërë shqiponjën, ndërsa duke folur për shumë gjëra ai ka shpjeguar edhe më hollësisht gjestin e bërë.

“Kur isha i vogël Anelka festonte në këtë mënyrë, unë mendoja se ishte flutur, ndërsa një miku im që është sot këtu më tregoi se ishte shqiponjë dhe simbol i shqiptarëve.” – tha 19-vjeçari Es Sahhal, i cili te Shkëndija erdhi nga rradhët e Guingamp, ndërsa vlen të theksohet se ka bërë disa paraqitje edhe me përfaqësuesen U17 dhe U18 të Francës.

Es Sahhal me kampionët e vendit ka firmosur deri verën e vititi 2023, ndërsa gjatë ditës së djeshme kishte minutat e para si “kuqezi” në testin me Randers FC, në të cilën ndeshje Shkëndija barazoi me shifrat 3:3.

Leave a Reply