Koronavirusi, derbi Juventus-Inter pa tifozë!?

Koronavirusi po vazhdon të hap telashe në Itali. 3 viktima dhe më shumë se 152 persona të prekur janë shënuar në Itali, duke krijuar një situatë alarmante. E gjithë kjo e shkaktuar nga Koronavirusi.

Ky virus po prek edhe botën e futbollit. Shumë ndeshje janë anuluar në Serie A gjatë xhiros së 25-të, dhe ngjashëm mund të ndodh edhe në xhiron e 26-të, kur luhet derbi kryesor, Juventus – Inter.

‘Tuttosport’ shkruan se ndeshja mes Juventus dhe Inter mund të luhet pa tifozë. Kjo ndihmon në parandalimin e përhapjes së Koronavirusit.

Piemonte, regjioni ku shtrihet edhe Torino, vendi ku luhet derbi, është një nga më të prekurit me këtë virus.

Kujtojmë se për xhiron e 26-të të Serie A deri më tani është anuluar zyrtarisht vetëm një ndeshje, Udinese – Fiorentina.

Leave a Reply