Ish futbollisti i Shkëndijës zihet me shokun e tij të skuadrës (VIDEO)

Në “Selman Stermasi” Partizani mirëpriti Teutën në ndeshjen e vlefshme të javës së 25-të, ndërsa e njëjta dhuroi një episod skandaloz në minutën e 9-të, teksa mbrojtësi maqedonas Bllagoja Todorovski pati një zënkë me bashkëlojtarin e tij të skuadrës, portierin Stivi Frashëri.

Pasi sulmuesi i Partizanit Broun tentoi portën durrsake, ishte Frashëri që e priti për mrekulli të njëjtë, duke e devijuar topin në rivënie nga këndi, mirëpo i njëjti hasi në kritika nga ana e ish futbollistit të Shkëndijës.

E gjithë kjo bëri që Frashëri të humb durimin, duke e kapur për fyti mbrojtësin maqedonas, ashtu që u desh ndërhyrja e Arapit për të ndarë këta dy bashkëlojtarë.

Në fund Teuta falë golit të shënuar nga Sherif Kallaku në minutën e 67-të mundi Partizanin me rezultatin minimal 1:0, duke thelluar krizën e “Të kuqve” nga kryeqendra shqiptare, që tashmë pozicionohen në vendin e 5-të me 38 pikë, 12 më pak se rivalët e përbetuar të Tiranës, që në udhëtim me shifrat 2:0 mundën Flamurtarin, transmeton “infOSport.mk”.

Me po të njëjtin rezultat, Skënderbeu i Artim Pollozhanit dhe Agon Elezit mundi Luftëtarin, Laçi mundi Bylisin me shifrat 2:1, ndërkohë Kukësi dhe Vllaznia barazuan pa gola.

Leave a Reply