Nuhiu flet pas disfatës me Ballkanin si dhe për atë të rradhës kundër Prishtinës

FC Drita e ka pësuar humbjen e parë në stinorin pranveror, derisa në udhëtim është mposhtur te Ballkani me rezultat të pastërt 2:0.

Kjo humbje zbret skuadrën nga Gjilani në pozitën e katërt, por nuk është aspak brengosëse sipas kryetrajnerit të kësaj skuadre Ardian Nuhiu, pasi që ka ende shumë lojë deri në fund të kampionatit.

“Po shohim një kampionat të fortë, ka shumë ndeshje ende. Ne duhet të luftojmë për t’i rikuperuar pikët e humbura. Ka shumë pikë deri në fund dhe pjesa e tretë e kampionatit mund të ndryshojë shumëçka”, deklaroi Nuhiu për “Super Sport Kosova”.

Nuhiu më pas ka folur edhe për ndeshjen e radhës, të cilën skuadra e tij Drita e zhvillon ndaj FC Prishtinës në fundjavë.

“Ne duhet ta harrojmë sa më parë këtë humbje dhe të përgatitemi për ndeshjen e radhës. Ende asgjë nuk ka përfunduar, ishte vetëm një pengesë në rrugëtimin tonë të gjatë drejt objektivave”, përfundoi Nuhiu.

Leave a Reply