Korabi demolon Kadinon, Emir Aliu në element

Korabi ka harruar shumë shpejtë disfatën e javës së kaluar në transfertë ndaj liderit Pelilsterit, duke mundur sot në Dibër ekipin shkupjan të Kadinos me shifrat 4:0, njofton “infOSport.mk”.

Skuadra vendase në asnjë moment nuk diskutoi çështjen e fitores, ndërsa fitoren e skuadrës dibrane e paralajmëroi Elmir Aliu, vetëm pas 4 minutave lojë. Nuk vonoi shumë dhe Egzon Aziri në minutën e 10-të dyfishoi epërsinë e Korabit, skuadër kjo që deri në fund të takimit shënoi edhe dy gola të tjerë, fillimisht me anë të Emir Aliut, i cili shënoi edhe golin e dytë me fanellën e Korabit në ndeshje zyrtare, ndërsa rezultatin përfundimtarë, Korabi 4, Kadino 0, e vendosi talenti Ujkan Muça me golin e realizuar në minutën e 60-të.

Falë kësaj fitore, Korabi ka lëvizuar dy pozita më lartë në renditje, dhe tashmë numëron 21 pikë në pozitën e 5-të, po aq sa ka edhe Drita e Bogovinës në pozitën e 6-të.

Leave a Reply