Finalja e FA Kupës zhvillohet në tetor!

Finalja e këtij edicioni në kuadër të FA Kupës angleze pritet që të zhvillohet gjatë muajit tetor. Është kjo ideja më e fundit e Federatës angleze të futbollit për kompeticionin më të vjetër në ishull.

Rifillimi i sezonit nuk do të ndodhë përpara muajit maj dhe datat e lira janë të pakta duke patur parasysh që Kupa e Federatës në Angli ka për të zhvilluar edhe fazat çerekfinale e gjysmëfinale dhe për këtë arsye organizatorët po mendojnë që finalja e madhe edicionit 2019-2020 të zhvillohet në muajin tetor.

Një ide e realizueshme kjo, gjithmonë nëse në finale do të jenë dy skuadra që e kanë siguruar pjesëmarrjen në Europë nëpërmjet kampionatit pasi në rast të kundërt finalja duhet të zhvillohet përpara fundit të këtij sezoni në mënyrë që fituesja e FA Kupës të marrë pjesë në edicionin e ardhshëm të Liga Europa.

 

Leave a Reply