Ish futbollisti i Milanit vjen me një gjest të madh, ushqim falas për çdo ditë për 200 persona

Jemi në një kohë pandemie, kur të gjithë po mundohen të japin ndihmën e tyre në betejën kundër koronavirusit, teksa solidariteti nuk mungon edhe nga bota e futbollit.

Ish sulmuesi i Milanit, Karlo Baka, që aktualisht luan në Spanjë me skuadrën e Viljarealit, ka vendosur të bëjë diçka më ndryshe nga të tjerër, duke ndërmarrë një nismë fantastike.

Sulmuesi kolumbian me anë të fondacionit të tij dhe klubit të Viljarealit, ka organizuar një plan për të ushqyer çdo ditë falas nga 200 persona në ditë. Kolumbiani ka hapur një mensë dhe të gjithë të personat e varfër mund të paraqiten. Këtë nismë dhe gjest human të Karlos Baka, skuadra spanjolle e Viljarealit e ka bërë publike edhe në faqen zyrtare në “Instagram”.

 

Leave a Reply