Shërohet plotësisht futbollisti shqiptarë i prekur me koronavirus

Futbollisti i skuadrës gjermane të Hanoverit dhe njëherit pjesë e përfaqësueses U21 të Kosovës, Valdrin Mustafa është shëruar plotësisht nga koronavirusi.

Një gjë të tillë  ka konfirmuar vetë futbollisti kosovar, i cili lajmin e mirë ia ka thënë edhe numrit një të futbollit të Kosovës, Agim Ademi, duke e njoftuar këtë të fundit se testi i dytë për koronavirus i ka dalë negativ.

Ai me këtë rast në emrin e tij dhe të familjes e ka falënderuar presidentin Ademi për interesin e tij dhe të FFK-së dhe është shprehur mirënjohës, duke premtuar se do të rikthehet fuqishëm në fushën e gjelbër dhe çdo herë do të jetë i gatshëm për të dhënë maksimumin për Kosovën.

Leave a Reply