Thomas Strakosha mund të transferohet në Angli!

E ardhmja e gardianit shqiptarë, Thomas Strakosha, mund të jetë Premierliga angleze. Strakosha falë paraqitjeve bindëse me skuadrën e Lacios këtë edicion, është kthyer edhe në një element të vlerësuar jashtë Italisë, me shumë skuadra që kanë hedhur sytë nga portieri shqiptar.

Një prej tyre është edhe skuadra e njohur angleze e Evertonit, që aktualisht udhëhiqet nga Karlo Ançeloti. Ky i fundit kërkon që në edicionin e ardhshëm të krijojë një ekip që të luftojë për vendet e rëndësishme në Premierligë.

Sipas mediave angleze, ai ka përgatitur një listë të gjatë me elementë që do të dëshironte të afronte në skuadër dhe emri i Strakoshës është pjesë e kësaj liste.

Megjithatë për të rrëmbyer Strakoshën nga Lacio, drejtuesit e Evertonit nuk do ta kenë të lehtë, pasi  Igli Tare nuk ka ndërmend të shesë atë për një çmim më të ulët se 40 milion euro.

 

Leave a Reply