KF Veleshta vjen me 8 përforcime, transferon ish portierin e FC Shkupit

KF Veleshta edicionin e ri do të bëjë gara në Ligën e Dytë – Perëndim, ndërsa kjo ka mobilizuar të gjithë nga ky klub, të cilët dëshirojnë që të kenë një paraqitje sa më të denjtë në këtë kategori garash, ku rikthehen pas plotë 20-viteve, njofton “infOSport.mk”.

Fillimisht u zgjodh kryesi e re, me në krye presidentin, Valon Hani, ndërsa ditë më parë nga kjo skuadër njoftuan edhe marrëveshjet me plotë 8 futbollistë.

Ata përforcimet i filluan nga porta, duke angazhuar ish portierin e FC Shkupit, Nuhi Jonuzi, i cili së fundmi ishte pjesë e Korabit, ndërsa gjithashtu për vete bënë edhe talentin shqiptarë të Pelisterit, Nexhmi Rexhepi.

Mirëpo këtu nuk kanë të ndalur risitë, pasi KF Veleshta njoftoi edhe angazhimin e Ermin Anrushit dhe Mirlind Dautit, që erdhën nga Struga Trim Lum, pastaj Samet Kadrioskit, Aleksandar Dalçeskit dhe Sasho Gjoreskit, që vijnë nga ekipi i Labunishtës, së bashku edhe me trajnerin Pepi Xhigerovski, ndërsa emër i ri te kjo skuadër gjithashtu do të jetë edhe sulmuesi Igor Kleçkaroski, që së fundmi ishte pjesë e Ohrid Lihnidos, ndërsa në të kaluarën ka luajtur edhe në Ligën e Parë me skuadrën e Pelisterit, Sileksit, Napredokut dhe Mladost Carev Dvorit.

Leave a Reply