Rabotniçki demoloi Teteksin në miqësoren e zhvilluar në Shkup

Rabotniçki ka demoluar Teteksin me rezultatin 4:0 në miqësoren e zhvilluar në stadiumin “Boris Trajkovski” në Maxhari, njofton “infOSport.mk”.

Skuadra e trajnerit Ratko Dostaniq ishte dominuese në këtë ndeshje, duke shënuar plotë 4 herë në rrjetën e skuadrës kundërshtare dhe kështu duke mbajtur formën garuese në periudhën kur kampionati është në pauzë për shkak paraqitjes së përfaqësueses së vendit në ndeshjet e Ligës së Kombeve.

Petar Petkovski hapi serinë e golave që në pjesën e parë, ndërsa në të dytën në listën e golashënuesve për “romantikët” u regjistruan edhe Maksimov, Stankovski dhe Tosheski.

Vlen të përmendet se në këtë ndeshje Teteksin e udhëhoqi trajneri i ri, Slavço Georgievski – Tupan, i cili ditë më parë zëvendësoi Ivica Jovanovskin, transmeton “infOSport.mk”.

Ndeshjet kampionale në futbollin vendor rikthehen fundjavën e ardhshme. Rabotniçki në kuadër të javës së 5-të do të luaj kundër Renovës në Tetovë, ndërkohë Teteksi në kuadër të javës së 3-të në Ligën e Dytë – Perëndim do të jetë mysafir i Veleshtës në Strugë.

Leave a Reply