Milevski me probleme në prag të ndeshjes me Ishujt Faroe, Rufati i lënduar, Mladenovski nuk udhëtoi fare me ekipin

Përfaqësuesja e Maqedonisë pak orë më parë është akomoduar në hotelin në Torshavn, aty ku nesër do të zhvillojë ndeshjen e xhiros së 6-të në kuadër të grupit 6 eliminatorë për kualifikim në Europianin e ardhshëm, njofton “infOSport.mk”.

Në prag të këtij takimi shumë të vlefshëm për shpresat e vendit, trajneri Bllagoja Milevski po has në probleme, kjo si pasojë e futbollistëve të dëmtuar, por edhe të suspenduar për shkak kartonëve.

Kështu për këtë ndeshje, Milevski nuk do të mund të llogarisë në shërbimet e mbrojtësit Mario Mladenovski, i cili nuk udhëtoi fare me ekipin për këtë transfertë, njëjtë sikurse edhe Davor Zdravkovski, për shkak kartonëve, ndërsa në pikëpyetje është paraqitje e mbrojtësit shqiptarë, Agron Rufati, pas atij lëndimi që pësoi në ndeshjen me Spanjën në Shkup.

Kështu seleksionuesi i U21 në vend të kapitenit Zdravkovski ka ftuar mesfushorin shqiptarë të Makedonija GJ.P, Sefer Emini, i cili bëri një start shumë të fuqishëm me skuadrën e tij në ndeshjet e Ligës së Parë.

Ndeshja midis shpresave të Ishujve Faroe dhe Maqedonisë së Veriut në program është nesër me fillim në ora 15:00.

Leave a Reply