LPFMV vjen sot me dy përballje

Java e 6-të në Ligën e Parë Futbollistike të Maqedonisë starton sot me dy ndeshje, njofton “infOSport.mk”.

Në aksion do të jenë 3 skuadra shkupjane, Makedonija Gj.P, Vardari dhe Rabotniçki.

Këta të fundit në arenën “Todor Proeski” do të mirëpresin Struga Trim Lum, ndërkohë në Gjorçe Petrov ekipi i Makedonija GJ.P do të mirëpret Vardarin.

Është kjo një mundësi e mirë për “verdhekuqtë” që të ngadhnjejnë ndaj “kuqezinjëve”, të cilët vitet e fundit kishin dominuar në përballjet mes tyre.

Rabotniçki shihet si favorit në letër përballë Struga Trim Lum, skuadër kjo që në 5 xhirot e para ka regjistruar dy fitore, njëjtë sikurse edhe “romantikët”.

Përballja e sotme në Shkup mes këtyre dy skuadrave do të jetë e katërta gjithsej. Struganët kanë realizuar dy fitore, kundrejt një fitoreje të Rabotniçkit, skuadër kjo që në ndeshjen e vetme të zhvilluar si vendas kishte pësuar disfatë nga Struga Trim Lum.

Të dyja ndeshjet e sotme, startojnë në ora 15:30.

Leave a Reply