E trishtë, ndahet nga jeta ish-presidenti i klubit të futbollit, Gjilani

Shukri Sylejmani, ish-presidenti Gjilanit, është ndarë nga jeta. Klubi nga Anamorava që në përbërje ka edhe mesfushorin tetovar, Muhamed Useini, lajmin e trishtë e ka njoftuar përmes rrjeteve sociale, djuke i shprehur njëkohësisht ngushëllimet familjarëve të të ndjerit.

“Me dhimbje të thellë morëm lajmin se në mëngjesin e sotëm ka ndërruar jetë ish-presidenti i klubit tonë, Shukri Sylejmani. Ish-presidenti i klubit tonë, tashmë i ndjeri, Shukri Sylejmani, do të mbahet gjatë në mend për të gjitha sakrificat e bëra për klubin e Gjilanit dhe futbollin e sportin vendor në përgjithësi. Me kontributin e tij, në vitet e vështira të pasluftës, ai dha gjithçka për skuadrën e Gjilanit dhe futbollin tonë. Presidenti, bordi drejtues dhe e gjithë skuadra e Gjilanit i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Sylejmani dhe bashkëndjejmë dhimbjen me ta për humbjen e më të dashurit të tyre. Prehu në paqe, president Shukri Syljemani”, shkruan klubi i Gjilanit në rrjetet sociale.

Leave a Reply