Bajerni mundi Lokomotivën në Moskë, Shakhtari nuk dorëzohet as përballë Interit (VIDEO)

Skuadra kampione në fuqi e Europës, Bajerni i Munihut ka arkëtuar edhe 3 pikë të tjera në kuadër të grupit “B” të Ligës së Kampionëve, pasi sonte mundi në udhëtim Lokomotivën e Moskës me rezultatin 2:1, njofton “infOSport.mk”.

Ishte Goretzka ai që i dha epërsinë ekipit “bavarez” me golin e shënuar në minutën e 13-të, ndërsa fitoren ia siguroi Xhoshua Kimih në minutën e 79-të.

Vendasit me anë të Mirançuk në të 70-tën përkohësisht kishin barazuar rezultatin, por vetëm aq.

Ndërkohë në ndeshjen tjetër të ora 18:55, Shakhtari u tregua një ‘kockë e fortë’ edhe për Interin e Antonio Kontes, që në asnjë mënyrë nuk arriti të thyej mbrojtjen e ukrainasve.

Rastet ishin të shumta për “zikaltërit”, megjithatë mungoi finalizimi nga ana e dyshes Lautaro-Lukaku, me ç’rast Interi nga kjo transfertë u kthye vetëm me barazim.

Leave a Reply