Enis Dervishi nuk është më pjesë e Gostivarit, rikthehet në Tetovë

Enis Dervishi prej sot edhe zyrtarisht nuk është pjesë e Gostivarit, njofton “infOSport.mk”. Një gjë të tillë futbollisti tetovar ka bërë të ditur përmes profilit të tij zyrtarë në rrjetet sociale, ku edhe shpjegon arsyet e ndarjes dhe klubin e tij të rradhës.

Postimi i plotë i Enis Dervishit:

“Nga sot jam officialisht lojtari i FK Teteks.

Desha te falemnderoj lojtaret te cilet kan qen fer dhe korekt me mua po ashtu edhe kryesia e vjeter ne krye me Vlerim Iseni dhe Elmedin Shabani

Largimi im nga klubi ishte shkaku i mosmarveshjeve me kryesin e cila per momentin udhheq klubin ,per shkaqe financiare te dobet dhe mos respektin ndaj meje si lojtar ndodhi qe te vij deri ne kete ndarje te pakënaqur.

Klubit  KF Gostivari i deshiroj suksese te metutjeshme dhe respekte te vecanta per grupin e tifozve KASTRIOTET💙” – kishte shkruar në profilin e tij Enis Dervishi, duke i bashkëngjitur këtij mbishkrimi edhe një nga golat më të bukur të shënuar me fanellën e skuadrës së Gostivarit.

Kujtojmë Dervishi skuadrës së Gostivarit iu bashkua para dy viteve, pikërisht nga rradhët e Teteksit, të cilës skuadër i bashkohet sërish, mirëpo kësaj rradhe me emrin Labunishta, kjo për shkak fuzionit që bëri skuadra tetovare me skukadrën nga Struga, që ju mundësoi atyre garimin në Ligën e Dytë.

Leave a Reply