Barcelona ndahet me 5 futbollistë, ja arsyeja!

Barcelona është e gatshme të ndahet me 5 futbollistë gjatë afatit kalimtar të janarit, ndërsa në mesin e emrave që pritet të largohen është edhe ai i Usmane Dembele.

Gjigantët katalunas janë të vetëdijshëm se duhet të shesin lojtarë para se Ronald Kuman të mund të shtojë emra të rinj në skuadrën e tij në afatin e dimrit.

Kuman është i interesuar për sulmuesin e Lionit, Memfis Depay dhe mbrojtësin e Mançester Sitit, Erik Garcia, dy lojtarë që nuk arriti t’i nënshkruajë gjatë verës.

Sipas gazetës “Mundo Deportivo”, përveç Dembele pritet të largohen edhe Junior Firpo, Samuel Umtiti, Karles Alena dhe Martin Braituejt.

Dembele u bashkua me Barcelonën në vitin 2017-të, kur për një shumë prej 105 milion euro erdhi nga rradhët e Borusia Dortmund. Megjithatë francezi në asnjë moment nuk ka arritur të shpaguajë vlerën e paguar, pasi edhe ka qenë i penalizuar nga lëndimet,  njëjtë sikurse edhe Samuel Umtiti.

Leave a Reply