Shkëndija solli Kupën në Tetovë, e Shkupin dërgoi në Europë (VIDEO)

Shkëndija edhe zyrtarisht ka mbyllur sezonin më të suksesshëm në historikun e saj. Skuadra tetovare pasi ditë më parë edhe zyrtarisht festoi titullin e kampionit, sonte në Strumicë ngriti lartë edhe Kupën e Maqedonisë, pasi në finalen e madhe mundi Pelisterin me rezultatin 3:0, njofton “infOSport.mk”.

Ishte kjo një hakmarrje e ëmbël e skuadrës tetovare, për disfatën e vitit të kaluar në finale, kur falë ruletit të penaltive, Pelisteri kishte dërguar Kupën në Manastir.

FESTA "KUQ E ZI" MIDIS STRUMICËS

FESTA "KUQ E ZI" MIDIS STRUMICËSFesta e futbollisteve te Shkendijes bashke me tifozet e tyre besnik "Ballistet" pas triumfit ne Kupen e Maqedonise ku ne finalen e madhe me rezultatin e thelle 3:0 munden Pelisterin.

Публикувахте от infosport.mk в 23 май 2018 г.

Kësaj rradhe Kupa me plotë meritë vjen në Tetovë, ndërsa me këtë Shkëndija praktikisht i mundësoi FC Shkupit që të sigurojë një vend për në ndeshjet e Liga Europa, si skuadra e katërt në renditjen tabelare të elitës së futbollit vendor.

Shkëndija si kampion, do prezantojë vendin në kualifikueset e Ligës së Kampionëve, ndërsa bashkë me FC Shkupin në eliminatoret e Liga Europa do të luajnë edhe Vardari dhe Rabotniçki, që mbyllën sezonin e rregullt në pozitat dy dhe tre.

FUTBOLLISTET E SHKENDIJES NGREJNE LARTE EDHE TROFEUN E KUPES SE MAQEDONISË

FUTBOLLISTET E SHKENDIJES NGREJNE LARTE EDHE TROFEUN E KUPES SE MAQEDONISËUrime titullin e dyfishte ne futbollin vendor edhe nga "infOSport.mk".

Публикувахте от infosport.mk в 23 май 2018 г.

Leave a Reply